E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Veliaj”, Rama: Në dorën e drejtësisë. Vëmendja për Tiranën nuk do të ndërpritet derisa drejtësia të marrë vendimin

Kryeministri Edi Rama thotë se çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i takon drejtësisë.

Në një takim me punonjësit e bashkisë në Sheshin ‘Skënderbej”, Rama u shpreh se vëmendja për Tiranën, derisa drejtësia të marrë vendimin për Veliajn.

“Pa asnjë turp thonë, ju jeni të gjithë njësoj. 7-8 llamba neoni, fiks, asnjë më shumë. Tirana dukej natën, si një varrezë qytet varresh murale. Nuk më takon mua, të them nëse lali Eri është i pafajshëm apo fajtor, pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është të qëndroj në detyrë, mbështes pavarësinë e organeve të drejtësisë. Makineria e Bashkisë Tiranë të mos fiket, të xhirojë 24 orë. Deri kur çështja e kryetarit të marrë drejtim, vëmendja ime për bashkinë do jetë e pandërprerë. Askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie e kënetës, nuk e mbulon dot me shoshën e llumit, diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë.”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›