E Martë, 3 Nëntor 2026

Veliaj: Tashmë personat me aftësi ndryshe kanë më shumë siguri në rrugët e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar risinë në semaforët e qytetit.

Tanimë personat me aftësi ndryshe do kenë më shumë siguri, falë punës së ekipit të terrenit në Bashkinë e Tiranës të cilët kanë instaluar pulsantët me efekt akustik.

“Më shumë siguri në çdo rrugë të qytetit!  Tashmë personat me aftësi ndryshe kanë më shumë siguri në rrugët e qytetit; pranë kryqëzimit të “Ushtarit të Panjohur” u instaluan pulsantët me efekt akustik në ndihmë të tyre. Puna vijon!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›