E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të shohë fëmijën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa lindi fëmijën e dytë të kreut të Bashkisë së Tiranës, ndërsa ky i fundit ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar të shoqen në maternitet.

Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut dhe ka urdhëruar drejtorinë e Burgjeve të shoqërojë Veliajn për në maternitet nga Burgu i Durrësit drejt Tiranës.

Ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës rëndojnë një sërë akuzat, ndërsa prej më shumë se një viti Veliaj qëndron në burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›