E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mot i nxehtë, temperatura deri 39 gradë Celsius

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe me temperatura që do të luhaten midis vlerave 20-39 gradë Celsius.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Prej orëve mesditës deri pasdite pritet mot me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare, përqendruar në relievet e larta kodrinore malore, ndërsa pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Priten reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje kryesisht në orët e nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Moti, e diel, 28 qershor 1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›