E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj cilësohet “i dënuar” në dosjen e SPAK, prokurori pranon gabimin

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Dosja e përgatitur nga prokurori Ols Dado ndaj kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj nis që në faqen e saj të parë me një gafë.

Në hyrje të saj shkruhet se Veliaj është i dënuar, me shënimin “sipas Certifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore me Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.

Faqja e parë e dosjes me këtë gafë u shpërnda dje në rrjet, megjithëse Veliaj nuk ka qenë kurrë i dënuar më parë as për veprën e shpifjes.

Gjatë ditës së djeshme u publikua gjithashtu edhe dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut, nga ku rezulton se ai është i padënuar.

Gafën e ka pranuar prokurori sot në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatë, teksa ka thënë se bëhet fjalë për një lapsus. /Top Channel/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›