E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj delegon Anuela Ristanin si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës me delegim nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Burime nga bashkia e Tiranës bëjnë të ditur për ATSH-në se, Veliaj ka deleguar komandimin e Anuela Ristanit.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua një ditë më parë me vendim të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›