Veliaj dhe Meta në GJKKO, kryebashkiaku njihet me hetimet dymujore, ish-presidenti kërkon lirinë

Këtë të martë avokatët e kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe biznesmenit, Elman Abule u njohën me informacionin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve nga prokuroria e posaçme.
Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallë, ndërsa Gjykata e Lartë caktoi datën 8 korrik, në orën 12:00, për shqyrtimin e rekursit të Veliajt për masën e sigurisë.
Apeli i GJKKO la në fuqi sekuestron e apartamentit pranë banesës së çiftit Veliaj – Xoxa.
Sakaq, Gjykata e Posaçme caktoi datën 20 qershor për zhvillimin e seancës për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon verifikimin e kushteve të masës dhe zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Sipas mbrojtjes, janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga organi i akuzës informacion dy mujor mbi çështjen.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/