E Diel, 1 Nëntor 2026

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

Gjatë diskutimeve në Top Story, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, mund të jetë i lidhur me qëndrimet e fundit të tij mbi protestat në Serbi, duke bërë një paralelizëm me atë që ndodh në vendin tonë.

“E dukshme është se është konsumuar një gënjestër dhe e nevojshme është se duhet një hetim. Transferimi bëhet sipas ligjit, në kushte specifike dhe rrethana që ligji i saktëson.

Arsyeja që i jepet se është sekret shtetëror është luga e benzinës që e bën këtë çorbë, që nuk dihet se kush e ka gatuar. Klasifikimi i një dokumenti sekret bëhet nga kryeministri ose presidenti.

E para është për tu mësuar se kush e ka dhënë këtë autorizim. Kjo më pas shkon shumë më thellë. Ky transferim vjen menjëherë pas një deklarate që Veliaj e bënte për protestat në Serbi dhe paralelja ishte e dukshme.

Për të rrëfyer të dhëna që nuk dalin në media është se Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin te personazhe sekret që i konsideron shkaktarë të fatkeqësisë së tij, jashtë drejtësisë.

Gishtin që deri dje e drejtonte ekskluzivisht ndaj Ballukut, sot po e drejt edhe ndaj Ramës

Nuk ka pasur asnjë sinjal të Veliajt për kërcënim të sigurisë së tij. Ndodhet në korridor me persona të rrezikshëm”, tha Vangjeli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›