E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj kallëzon Nesti Angonin, kryetari i bashkisë akuzon denoncuesin e tij për falsifikim

Erion Veliaj ka kallëzuar Nesti Angonin për falsifikim dokumentesh.

Sipas padisë drejtuar Gjykatës Penale të Tiranës, kryebashkiaku pretendon se fakti që Nesti Angoni është një personazh i sajur dhe jo anonim, siç thotë SPAK, ngre dyshimet se bëhet fjalë për një rast falsifikimi.

“Kjo sjell si pasojë deformimin e procesit të vlerësimit të informacionit nga Prokuroria dhe cenon besimin që shteti duhet të ketë në dokumentacionin që i paraqitet, duke rrezikuar që mekanizmat e ndjekjes penale të vihen në lëvizje mbi baza të pavërteta, – shkruhet në kallëzimin e Veliajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›