E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj ndryshon drejtuesit e Bashkisë së Tiranës nga burgu, largon Vasilika Vjeron dhe Ilir Mëngrën

VIDEO/Edi Rama poshtëron Erion Velinë në sy të qytetarëve në një pallat

Erion Veliaj ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës, Vasilika Vjeros dhe Ilir Mëngrës. Në vend të tyre, ai ka vendosur emërimin e Etleva Bishës në postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.

Vendimi për emërimin e Bishës vjen nga burgu i Fierit, ku Veliaj ndodhet pas transferimit nga burgu i Durrësit.

Etleva Bisha është një nga themelueset e FRESSH-it dhe ka një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste. Ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë kohës kur Erion Veliaj drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ndërkohë, Vasilika Vjero ka mbajtur më herët detyrën e drejtoreshës në Bashkinë e Tiranës, gjatë periudhës kur institucioni drejtohej nga Edi Rama.

Lëvizjet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës vijnë në një moment përplasjesh mes Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, Rama e sfidoi publikisht kryebashkiakun, duke i kërkuar autorizimin e tij për shpalljen sekret të vendimit për transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Pak ditë më parë, Veliaj kishte dalë në mbështetje të protestave studentore, pjesëmarrësit e të cilave kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria.a.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›