E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj në Hamburg, takim me kryebashkiakun Tschentscher

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dyditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher.

Gjithashtu, Veliaj ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Evropiane.

Gjatë ditës së sotme, Veliaj do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

1 nga 2

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›