E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj në Njësinë 10: Ja projektet që i japin frymëmarrje Tiranës!

Mjafton të shohësh transformimin e Tiranës në 8 vitet e fundit për të kuptuar mënyrën e drejtimit të qytetit nga socialistët. Në thelb kjo ishte fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me banorë të njësisë nr.10-të.

“Parku Rinia është metafora më e bukur se tregon se si jeton një hapësirë e qytetit kur e qeverisin të majtët, ata që dinë të bëjnë qytet dhe shtet” tha zoti Veliaj.

Duke ju referuar propjekteve të rinj zoti Veliaj tha se Terminali Perëndimor të Autobuzëve, bashkë me linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, që do ketë stacionin kryesor te Kthesa e Kamzës, do çlirojnë më tej trafikun, ashtu siç ndodhi me ndërtimin e Terminalit Lindor tek rrethrrotullimi i TEG-ut.

Veliaj tha se një tjetër projekt i rëndësishëm për çlirimin e trafikut në Tiranë, ai i Unazës së Madhe, është drejt fundit. Vënia e saj në funksionim do të shkarkojë trafikun drejt sheshit “Skënderbej”, pasi mund të përdoret Unaza për të shkuar në lagjet e tjera të Tiranës.

Zoti Veliaj këmbënguli se vetëm Partia Socialiste është forca që i çon punët përpara. “Çdo njeri normal e di që ata që bëjnë 40 shkolla bëjnë edhe 45, ata që bëjnë 100 rrugë bëjnë edhe 105, ata që mbjellin 1 milion pemë, mbjellin edhe 2 milion pemë. Dhe ata që e kanë çuar Tiranën përpara, mund të vazhdojnë ta çojnë akoma më përpara” tha zoti Veliaj.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›