E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luçiano Boçi: Të mbyllet përfundimisht Inceneratori i Elbasanit!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka kërkuar mbylljen përfundimtare të inceneratorit të Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi u shpreh se ky incenerator është dënimi kolektiv me vdekje për qytetarët e Elbasanit.

“Si qytetar i Elbasanit, si përfaqësues i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, si mbrojtës i të drejtës së tyre për tyre për jetë unë kërkoj fikjen dhe mbylljen përfundimtare të Inceneratorit të Elbasanit” shkruan zoti Boçi në rrjete sociale.

“Inceneratori i Elbasanit është dënimi ynë kolektiv me vdekje nga një skotë e paskrupullt.

Kjo është një gjurmë e kësaj beteje të hershme mes meje dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin”, ka shkruar 
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi.

/ rtsh.al / 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›