E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj pret aktivistin shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur në një takim aktivistin shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari.

Veliaj e falënderoi Kokalarin për shërbimin e tij në vendin tonë.

“Kënaqësi të pres te palodhurin Geri Kokalari në Tiranë, pas 10 vitesh. Qyteti ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, por Geri jo dhe aq – një aktivist pro shqiptar super-energjik, gjithmonë në lëvizje. Falënderues për shërbimin e tij në vendin tonë”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›