Veliaj pret kryetarin e komunës së Pejës: Tirana në 2022-n kryeqendra e të rinjve

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur në një takim të veçantë kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në takim, Veliaj theksoi se Tirana do të jetë në 2022-n kryeqendra e të gjithë të rinjve shqiptarë. “Me mikun e hershëm, Gazmend Muhaxheri, kryetarin e Komunës së Pejës, i cili na ka frymëzuar vazhdimit me të gjitha punët e mira që ka realizuar në qytetin që drejton së bashku me skuadrën e tij fantastike. Mezi pres që vitin tjetër ta kthejmë Tiranën në kryeqendrën e të gjithë të rinjve shqiptarë. EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj.