E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, Sara Goxhaj merr kompetencat e kryebashkiakut të Tiranës

Nga paraburgimi i Durrësit, Erion Veliaj ka shfuqizuar vendimin që i delegonte detyrat e kryebashkiakut të Tiranës tek nënkryetarja Anuela Ristani.

Përmes një shkrese që mban datën 18 mars, ai ka autorizuar që drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, ta marrë nënkryetarja tjetër e këtij institucioni, Sara Goxhaj. Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe do të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë.

Anuela Ristani e kishte marrë detyrën si kryetare në datën 14 shkurt, në një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në bashki pas arrestimit të Veliajt.

Ndërkohë nuk dihet ende arsyeja e shkarkimit të Ristanit dhe kalimit të kompetencave tek Sara Goxhaj. Kreu i bashkisë  ndodhet në paraburgim, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›