E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj takon homologun grek: “Finalizojmë projektet e Qendrës kulturore shqiptare dhe axhendën e përbashkët për Kryeqytetin e Rinisë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me homologun grek, Kosta Bakoyannis, me të cilin u dakordësua për disa projekte të përbashkëta mes dy vendeve, duke nisur që nga përfshirja e të rinjëve të shtetit fqinj në aktivitetet e vitit te ardhshëm kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë e deri tek ngritja e një qendre shqiptare të kultures në Athine.

“Mos harroni që ne kryebashkiakët vlerësohemi nga veprat, jo nga fjalët, por nga përmbajtja dhe produkti final. Do vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe besoj se shumë shpejt ky bashkëpunim mes dy vendeve do të përkthehet në të mirën e  kryeqyteteve tona”, theksoi Kostas Bakoyannis.

Në fund të takimit, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dorëzoi kryebashkiakut Bakoyannis “Kullën e Sahatit” të Tiranës, ndërsa homologu i tij i dhuroi një kravatë me simbolin e Athinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›