Veliaj uron maturantët: Vazhdoni të punoni fort dhe të ecni përpara

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka uruar të gjithë maturantëve suksese në provimet e tyre.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj tha se “ky është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes”.
“Suksese të gjithë maturantëve, të cilët nisin sot provimet e Maturës Shtetërore. Ky është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes suaj. Vazhdoni të ëndërroni, të punoni fort dhe të ecni përpara. Mos harroni, unë jam fansi juaj më i madh”, thekson Veliaj.
Rreth 28 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj.Pas provimit të gjuhës së huaj, më 10 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më pas më 18 qershor do kenë matematikën ndërsa më 24 qershor është provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje.
/k.s/