E Diel, 1 Nëntor 2026

Velipojë, makina bie në kanal, vdes pasagjeri

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Velipojë të Shkodrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga shpejtësia e lartë makina ka rënë në kanal dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Izmir Dani, 22 vjec.

Sipas burimeve, personi në fjalë udhëtonte në sediljen e pasagjerit, ndërkohë që drejtuesi i automjetit, shtetasi Kolë Shabani i ka mbijetuar aksidentit dhe është shoqëruar nga uniformat blu në komisariatine policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›