E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliu-Sëlltik, orë decizive

Sipas programit të hartuar nga vetë drejtuesit e skuadrës të Sëlltikut, ditën e dielë Veliu ka vizituar të gjitha ambientet e këtij klubi të njohur në futbollin skocez. Kurse dje pasdite mësohet se Franc Veliu pasi është pajisur me bazën materiale ka marrë pjesë në seancën e parë të stërvitjes me Sëlltik.

Edhe pse stërvitja kishte një program shumë të ngjeshur dhe me ngarkesa të mëdha fizike, Franc Veliu ka treguar një angazhim maksimal duke i përballuar ato me sukses. Burime pranë tij dje ka bërë me dije se pas seancës të stërvitjes, trajneri i njohur i Sëlltikut, Tony Mowbray, ka takuar vecmas vlonjatin Franc Veliu, duke e përgëzuar atë për paraqitjen e tij në seancën e parë të stërvitjes me skuadrën e tij.

Sot në ora 13.00, në stadiumin e vet, ekipi i Mowbrayt pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore me anglezët e Bernlit, ku Veliu ka marrë dhe besimin e trajnerit të Sëlltikut se do të jetë që nga minuta e parë në formacionin e skuadrës, në rolin e mbrojtësit të majtë. Gjendja morale e Franc Veliut është e mirë dhe ai shpreh besim dhe optimizëm, për të kaluar me sukses ditët e provës skoceze.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›