Withers, mesazh ngushëllimi për humbjen e 4 oficerëve
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në mesazhin e tij, ambasadori Withers shpreh keqardhjen për ngjarjen tragjike të së premtes në Durrës ku ranë në krye të detyrës dhe në shërbim të vendit, oficerët e policisë, Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari.
"Kolegët e mi dhe unë ju shprehim ngushëllimet më të thella Juve dhe familjeve të këtyre katër oficerëve trima, të cilët gjatë karrierës së tyrë mbrojtën trimërisht popullin shqiptar", thuhet në mesazhin e Ambasadorit Withers.
Katër punonjësit e Policisë së Shtetit ranë në krye të detyrës në datën 7 Gusht, në përpjekje për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Me vendim të veçantë, Këshilli i Ministrave i shpalli ata Dëshmorë të Atdheut.