E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliu drejt Skocisë, Plaku në Portugali

Mbrojtësi 21 vjeçar i Flamurtarit, Franc Veliu mund të transferohet te 42-herë kampionët e Skocisë, Sëlltik, skuadër ku më parë ka luajtur edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, shkodrani Rudi Vata (1993-1996).

Veliu do të niset në Skoci javën e ardhshme. Më parë futbollisti vlonjat i Kombëtares U-21 është ndjekur edhe nga klubi i njohur anglez, Portsmouth, një lajmi i publikuar në muajin prill të këtij viti nga gazeta e njohur britanike “Mirror”. Veliu (46 ndeshje me Flamurtarin, nga viti 2006) ka luajtur dy herë kundër Skocisë U-21 si dhe me Flamurtarin kundër Madhëruellit  

Ndërkohë një tjetër talent që pritet të largohet nga Superliga është sulmuesi i skuadrës së Dinamos, Sebino Plaku. Ai do të provohet te skuadra e Ligës së Parë portugeze, Vitoria, e qytetit Guimaresh. Lajmi bëhet i ditur nga menaxheri i futbollistit Gëzim Mançe, gjithashtu drejtues i agjencisë sportive “Global Sports Menagement”.

Plaku, i cili më parë është testuar me Bran Bergen dhe Valerengën në Norvegji, ka qenë pjesë e Hamkamit (Norvegji), me të cilin nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, por më pas kartoni i tij u ble plotësisht nga presidenti i klubit të Dinamos, Besnik Sulaj në janar 2009.

Në Portugali më parë kanë luajtur Eduard Abazi dhe Klevis Dalipi.

Kështu pas largimeve të Ansi Agollit tek Krivbasi në Ukrainë dhe Elvin Beqirit tek skuadra e Bulonjës në Ligën e Parë franceze, Superliga rrezikon të humbasë lojtarë të tjerë mjaft të talentuar.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›