E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Bashkim Qefalija, vrau 1 shtetas

Policia bëri të ditur se arrestimi i këtij shtetasi është bërë në një banesë në periferi të Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy ditë më parë, Policia e Tiranës vendosi një shumë prej 500.000 lekësh shpërblim për të gjithë ata që jepnin informacion mbi këtë të kërkuar, ndërsa dje u arrestua një tjetër person që mendohet se ka ndihmuar Qefalinë në largimin nga vendi i krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, në Rrugën e Durrësit, në afërsi të Doganës së Tiranës, ku Qefalija qëlloi me armë tre shtetas. Nga gjeti vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Allushi, 25 vjeç si dhe u plagosën shtetasit Kujtim dhe Nertil Allushi, respektivisht 50 dhe 22 vjeç.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, nga ku kreu veprimet e para hetimore duke administruar provat materiale. Pas hetimebe, policia zbuloi se autor i ngjarjes ishte shtetasi Bashkim Jusuf Qefalia, 38 vjeç, lindur dhe banues në Babrru Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›