Veliu, mbrojtesi i se ardhmes
Mbrojtesi i Flamurtarit ka te dhena te mira, per t'iu bashkuar kuqezinjve, ne vigjilje te "Euro 2012". 20-vjecari, pjese e ekipit shpresa, shihet ne Vlore si nje lojtar me te ardhme te sigurt. Ish-mbrojtesi i kombetares sone, Geri Cipi, aktualisht sekretari i klubit "Flamurtari" thote i bindur se e ardhmja e Veliut eshte e sigurt ne perfaqesuese. Mbrojtesi kaloi nje prove ne radhet e Selltikut, gjate veres, por mosha e tij e re e lejon qe te pretendoje per te veshur fanellen e ndonje ekipi te njohur evropian ne edicionet e radhes. Veliu eshte ftuar nga Kuzhe ne ndeshjet e fundit miqesore te kombetares.