Jeremiç: Kosovën mund ta njohin 30 shtete?
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta serbe Novosti, e cila citon ministrin serb të jashtëm Jermiq të ketë thënë se ndaj 30 shteteve po ushtrohet një presion i madh që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Lobimin për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës po e zhvillojnë ata që e kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës edhe në të kaluarën ka thanë Jeremiq duke aluduar në Shtetet e Bashkura, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe vendet tjera përkrahëse të fuqishme të Kosovës.
Ministri serb i jashtëm ka deklaruar se gjatë zhvillimit të Asamblesë së përgjithshme në Nju Jork, ai kishte provuar të amortizonte përpjekjet lotuese. Këtë kishte provuar ta bënte edhe me një notë proteste kundër pranisë fizike të presidentit Fatmir Sejdiu dhe ministrit të Jashtëm Skënder Hyseni në ndërtesën e OKB-së në Nju Jork. Brenda dy javësh ka thënë Jermiq do të shihet nëse diplomacia serbe ka pasur sukses të pengojë njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës tek këto 30 shtete, tek të cilat po bëhet trysnie vazhdueshme që ta bëjnë këtë.