E Martë, 3 Nëntor 2026

Vëllai i Belerit: Lufta jonë vazhdon, komploti ishte i përgatitur që në fillim

Pas vendimit të SPAK, që shpalli fajtor Fredi Belerin dhe e dënoi me dy vite burg ka ardhur edhe reagimi i vëllait të tij.

Në një reagim, teksa hedh dyshimet për një komplot të përgatitur me dëshmi të rreme,  Leonardo Beleri shton se do e apelojnë vendimin e Prokurorisë së Posaçme. Lufta jonë vazhdon tha më tej vëllai i Fredi Belerit.

“Dëshmitë e rreme , komploti ishte përgatitur që në fillim për të penguar kryetarin e Bashkisë Himarë të menaxhonte Bashkinë. Do të apelojmë, lufta vazhdon. Lufta jonë do të vazhdojë , hapi tjetër është apelimi i vendimit të gjykatës”, tha vëllai i Fredi Belerit./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›