E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i Dallëndyshes: Motra dyshonte për tradhti, smë tregonte për dhunën

vellai-viktimes1Xhevahir Fejzo, vëllai i Dallëndyshe Jazxhisë, që u ekzekutua nga i shoqi Edmiri pak ditë më parë, thotë se ajo nuk i ka treguar për dhunën.

Vetëm gruas sime i kishte treguar. I kishte thënë që ka një hall shumë të madh, probleme me burrin, por i ishte lutur që ne vëllezërve të mos na thoshte asgjë. I kishte treguar time shoqeje edhe për dyshimet që ajo kishte se Edmiri mund të kishe ndonjë lidhje jashtëmartesore. Por, nga ana tjetër, kishte frikë të kërkonte divorcin. Përveç frikës se mos dëmtonte fëmijët, e kishte edhe disi të theksuar mentalitetin se çfarë do të thonë njerëzit. Gruaja ime i kishte thënë që për këtë skishte pse të shqetësohej, se fëmijët tani ishin të rritur dhe për më tepër ata do ta kuptonin. Janë ndarë çifte me 5 fëmijë e më shumë dhe nuk ka pasur asnjë problem. Por, ajo siç duket nuk donte të divorcohej, thotë Fejzo për gazetën Panorama.

I pyetur se përse mund të ketë ndodhur ngjarja e rëndë, Fejzo thotë: Të paktën sipas logjikës sime, gjithçka ka ndodhur nga mosmarrëveshjet. Ata kanë pasur prej shumë kohësh grindje, mosmarrëveshje. Prej vitesh nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Dhe gjithmonë shkak për grindjet e tyre ka qenë bërë pija. Ai ka  pirë gjithmonë. Me sa di unë, probleme të tjera nuk kanë pasur. Fëmijët nuk u kanë sjellë shqetësime kurrë, sepse si vajza, si djali kanë qenë fëmijë shembullorë. Vetëm sa u bëheshin krah prindërve të tyre, në asnjë rast nuk u kanë shkaktuar probleme.

Fejzo thekson se nëse ai do e dinte për këtë situatë, do e merrte motrën në shtëpi dhe do i kishte shpëtuar jetën.

I pyetur nëse Edmiri pinte alkool, Fejzo thotë: Po, po edhe më përpara. Unë kështu e mbaj mend gjithmonë. Madje, unë kam 6 vjet që nuk kam pasur asnjë komunikim me dhëndrin vetëm për këtë arsye. Sepse pinte dhe i sillte shqetësime sime motre. Por, kohët e fundit kishte filluar të pinte edhe më shumë. Tani mësova se ishte bërë edhe i dhunshëm. Unë këtë nuk e dija. Nuk e dija që ai vinte dorë mbi Dallëndyshen, se nuk do e kisha lejuar në asnjë mënyrë./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›