Vëllai i Havzi Nelës: Rama të kërkojë falje
TIRANE- Familjarët e poetit disident, Havzi Nela, i cili u dënua me varje nga diktatura komuniste, i kërkuan dje kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama t'iu kërkojë falje për firmën që babai i tij hodhi për dënimin me vdekje të të afërmit të tyre.
Në një letër publike të nënshkruar nga vëllai i poetit, Shukuri Nela mes të tjerash thuhet se, "ne familjarët e Havzi Nelës jemi këtu jo për të ngritur akuzë politike, por për të denoncuar një realitet të dëshmuar në fakte, në fakte dhe prova autentike që disponojmë, për ekzekutimin e vëllait tonë. Dekreti që dënoi me varje në litar vëllanë tonë, në ditët kur diktatura po jepte shpirt mban firmën e Kristaq Ramës, babait të kryetarit të PS-së, Edvin Rama".
Familjarët e poetit disident theksojnë mandej se, "Edvin Rama, që shprehet me mburrje se është biri i të atit, duhet të paktën të na kërkonte falje, ne vëllezërve, familjarëve si dhe të gjithë shqiptarëve për firmën e babait të tij, për varjen e vëllait tonë, Havzi Nela. Ky është një akt jetik, për të dëshmuar se ai distancohet nga trashëgimia kriminale e diktaturës, pjesë e të cilës është dhe babai i tij", - përfundon letra e Shukuri Nelës e shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)