E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, Basesku afër fitores së zgjedhjeve presidenciale

BUKURESHT- Presidenti aktual i Rumanisë duket se ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, duke konfirmuar kështu mandatin e dytë si kryetar shteti.

Nga 95.4 % të votave të numëruara, Basescu, i mbështetur nga Partia Demokratike liberale ka fituar 50.4 %. Këto janë të dhënat e para zyrtare të komunikuara sot në mëngjes nga Zyra qendrore e Zgjedhjeve. Kundërshtari i tij social demokrati Mirkea Xhoana ka marrë 49.5 % të votave. Mbrëmë të dy kandidatët deklaruan fitoren e zgjedhjeve.

Basesku fitoi me një epërsi të vogël edhe raundin e parë më 22 nëntor me 32,5 përqind të votave, ndërsa Xhoana, i cili udhëheq social demokratët e majtë mori 31,15 përqind.

Të dy kandidatët premtuan ta nxjerrin Rumaninë nga kriza politike e ekonomike si dhe të luftojnë korrupsionin dhe të rivendosin besimin e publikut.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbikqyrën zgjedhjet. Ata shtynë dhënien e një huaje prej 30 milionë dollarësh për Rumaninë, pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë në muajin tetor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›