Vëllai i madhe tek vëllai i vogël

Tha se ndihet ngrohtë dhe e ndien veten si në shtëpinë e tij. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Ferdinand Xhaferaj, i bëri një vizitë kolegut të tij Valton Beqiri.
Xhaferaj e nderoi Beqirin për nder të ditëlindjes së shtetit të dytë të Kosovës. Kësaj here nuk erdhi me tortë në dorë por me një gravurë të qytetit të Durrësit. Ndërsa Beqiri ia dhuroi kolegut të tij një kopje të eksponatit të “Hyjneshës në fron”, një CD me Himnin Shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe librin “Kosova antike”. Beqiri falënderoi Ministrin Xhaferaj për vizitën e tij në Kosovë në këtë ditë të veçantë festive.
“Vizita Juaj është një rast i mirë për të rikonfirmuar bashkëpunimin e mëtutjeshëm në fushën e artit, të kulturës, të rinisë e të sportit, ashtu siç ka ndodhur edhe deri tash me një seri ngjarjesh dhe aktivitetesh të përbashkëta ndërmjet dy vendeve”, tha Beqiri. Falënderimet nuk u ndalën pasi ishte radha e Xhaferajt.
“Kjo vizitë i shërben, gjithashtu, thellimit të bashkëpunimit kulturor e sportiv ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe bashkërendimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës”, tha Xhaferaj.