Descartes ishte ‘helmuar nga një prift katolik’

Për më shumë se tre shekuj e gjysmë, vdekja e filozofit Rene Descartes në një ditë dimri në Stockholm i ishte atribuuar rrënimeve të pneumonisë në një trup të pamësuar ndaj të ftohtit skandinav. Por në një libër të botuar pas shumë viteve të kaluara nëpër arkivat e Parisit dhe të kryeqytetit suedez, një ekspert kartezian ka një teori më gjëmëmadhe rreth mënyrës së si përfundoi jeta e filozofit francez.
Sipas Theodor Ebert, një akademik në Universitetin e Erlangen-it, Descartes nuk ka vdekur nga shkaqet natyrore por nga një naforë e stolisur me përbërje të arsenikut të cilën ia kishte dhënë një prift katolik.
Ebert beson se Jacques Viogue, një misionar që punonte në Stockholm, ia ka dhënë helmin për shkak se frikësohej se idetë radikale teologjike të Descartes-it do të nxirrnin nga binaret një kthim të pritur në katolicizëm të monarkut të Suedisë protestante.
"Viogue dinte rreth prirjeve katolike të mbretëreshës Christina. Ka shumë gjasa që ai të ketë parë në Descartes-in një pengesë ndaj kthimit të mbretëreshës në besimin katolik,” i ka thënë Ebert gazetës Le Nouvel Observateur.
Edhe pse i rritur si katolik, Descartes, i cili ishte thirrur në vitin 1649 si mësues privat i mbretëreshës Christina, ishte shikuar me dyshim nga shumë prej njëfetarëve të tij teologjik. Teoritë e tij ishin parë si të papajtueshme me besimin e transsubstancialitetit, sipas të cilit buka dhe vera të shërbyera gjatë eukaristisë janë bërë trupi dhe gjaku i Krishtit. "Viogue ishte i bindur se metafizika e tij ka qenë më shumë në vijë me ‘herezinë’ kalviniste,” ka thënë Ebert.
Teoria e shndërrimit ka qenë e pranuar me kujdes nga dijetarët. Që nga vdekja e Descartes-it më 11 shkurt të vitit 1650, pneumonia ka qenë fajtore për grabitjen e të ashtuquajturit baba të filozofisë moderne.
Ebert e përjashton këtë si të papajtueshme me faktet. Në një letër të shkruar pas vdekjes së pacientit të tij, mjeku i Descartes-it, Van Wullen, ka përshkruar se ka gjetur diçka të gabuar – që Ebert beson të jetë gjak – në urinën e filozofit.
“Kjo nuk është simptomë e pneumonisë; është simptomë e helmimit, kryesisht nga arseniku,” ka thënë Ebert, duke shtuar se Descartes ka kërkuar nga mjeku i tij të porosiste ilaç për vjellje. “Çfarë përfundimi duhet tërhequr tjetër se filozofi, i cili ka qenë shumë i njohur me mjekësinë e ditëve të tij, të besonte se është helmuar?”