E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ofron firmen per ne kushtetuese

08/10/2010Replika mes zv/kryeministrit Meta dhe kreut te kuvendoreve te PS-se per zgjedhjet

Ruci refuzon. Duam voten per hetimin e procesit sic ta dhame ne 2005-n

Zv/kryeministri i vendit Ilir Meta deklaroi dje firmen e tij dhe te partise qe perfaqeson ne mbeshtetje te dergimit te kerkeses se socialisteve per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit ne Gjykaten Kushtetuese. Ne fjalen e tij ne seancen e djeshme parlamentare ai u replikua nga kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruci i cili kerkoi nga kreu i LSI-se voten per komisionin hetimor ne shkembim te votes qe PS-ja i kishte dhene LSI-se ne 2005-en per te njejten ceshtje. Debatet per zgjedhjet dhe liberalizimin e vizave ishin disa nga ceshtjet qe u zhvilluan gjate seances se djeshme parlamentare. Pas perfundimit te diskutimeve te projekteve qe ishin ne rend te dites Kuvendi shtyu votimin e tyre ne seancen e ardhshme per shkak te mungeses se kuorumit. Shumica e deputeteve ndodheshin ne Bruksel per te marre pjese ne punimet e Parlamentit Evropian ku u vendos pro projektit te Tanja Fajon per liberalizimin e vizave me Shqiperine.

Qe tani jam gati te firmos kerkesen per hapjen e kutive por formulimin bejeni ju. Madje kam qene gati per ta cuar ne Gjykaten Kushtetuese. Duhen vetem 28 firma ja tani per 28 sekonda ne i mbledhim 28 firma. Gjykata Kushtetuese ju e dini shume mire se sa here ka rrezuar vendime te qeverise tha Meta ne fjalen e tij lidhur me pretendimet e socialisteve per transparencen e zgjedhjeve te fundit te pergjithshme. Sipas tij opozita i ka rruget e hapura te kerkoje ne Kushtetuese dhe ne Komisionin e Venecias te drejten e saj por nuk deshiron. Dhe meqenese opozita eshte kaq e bindur se rezultati eshte i deformuar dhe asaj i takon pushteti atehere kjo eshte e vetmja opozite ne bote qe nuk do te marre pushtetin. Nuk ka pse ti lodhe simpatizantet e saj me mitingje tere kohen po ne menyren me institucionale me demokratike e merr pushtetin pikerisht ne kete salle. Ne zbresim ne opozite ndersa ju ngjiteni ne qeveri vijoi numri dy i qeverise. Por gjesti i tij bujar nuk eshte mirepritur aq mire nga socialistet. Kreu i kuvendoreve te selise roze Ruci e cilesoi demagogji deklaraten e Metes i cili duke folur kete here si zedhenes i mazhorances po dikton dy standarde per te njejten ceshtje. Duke te ndjekur nga vendi shtroja pyetjen Ky parafoles kur kishte te drejte ne 2005-en kur beri kerkesen per komisionin hetimor dhe ky Parlament ia miratoi me ate objekt hetimi qe kerkon dhe sot opozita apo sot qe behet zedhenesi i kesaj mazhorance Ose ka pasur te drejte ne 2005-en ose ka te drejte sot nje nga te dyja. Kemi si ne 2005 edhe ne 2009-en te njejten Kushtetute i njejti ligj per komisionet nuk ka ndryshuar kemi nje kerkese edhe ne 2005-en edhe ne 2009-en me te njejtin objekt hetimi. Nuk ka dy te drejta per te njejten gje nje eshte ose ke pasur te drejte atehere ose tani je thjesht nxenes i qendrimit politik te mazhorances me te cilen bashkeqeveris tha Ruci. Duke iu referuar gatishmerise se LSI-se per mbeshtetjen ne dergimin ne Kushtetuese te kerkeses se PS-se Ruci i kujtoi Metes voten e 2005-es. Ne 2005-en une nuk te dhashe firmen dhe voten per te shkuar ne Gjykaten Kushtetuese. Une ne 2005-en te dhashe firmen dhe voten per te ngritur komisionin hetimor. Sot nuk te kerkoj firmen dhe voten per te vajtur ne Gjykaten Kushtetuese. Nese do te jesh koherent dhe te besh pertej si une ne 2005-en atehere jep voten per ngritjen e komisionit hetimor sic ta kam dhene une ne 2005-en. Ne qofte se beson vertet tek ajo qe the jep voten deklaro voten pro ngritjes se komisionit hetimor perfundoi Ruci.

Batuta

Gramoz Ruci

Mos u trego me katolik se Papa zotrote I the fjalen zv/kryeministrit si zv/kryeminister dhe jo se ishte ne diskutim prej 5 minutash. Prandaj te jesh korrekt dhe te mesosh rregulloren e para.

Turku

Z. Ruci une rregulloren e kam ketu perpara.

Ruci

Mbylle gojen se e kam une tani fjalen. Mbylle gojen

Turku

Jo meqe doni rregulloren ju kujtoj nenin 47. Se nuk eshte e thene qe te keni 20 vjet ne politike dhe ta dish mire rregulloren.

Balla

Znj. ministre e Integrimit kjo marreveshje e shtrin veprimin e saj edhe ne rajonin e Pulias

Majlinda

Nese do te kesh kerkese dhe do te kerkosh informacion per funksionimin e programit IPA Adriatik jam gati qe te te pergjigjem deri ne detaje. Per sa i perket menyres me te cilen ti kerkon te etiketosh apo te besh loje fjalesh per programet e bashkepunimit nderkufitar atehere po te jap kete pergjigje ne je kaq injorant saqe nuk e dije qe ka nje program IPA Adriatik po te fal por nese ke ndonje gje tjeter me pas mund ta sqarojme nje here tjeter.

Balla

Shiko ti zonja ministre une nuk kam nevoje per takime vec me ty sepse une tu drejtova institucionalisht si deputet i Republikes se Shqiperise duke pasur shqetesimin e natyrshem te nje deputeti te nje rajoni qe ndodhet perballe Vlores perballe Durresit perballe bregdetit shqiptar. Nese ty te djeg ndonje mize ne kesule ben mire ti sqarosh qytetaret shqiptare per te gjitha ato skandale te turpshme qe lidhen me ty dhe me familjen tende per ato lidhje te tmerrshme kriminale.

Bregu

Z. Balla do te shtoj padine penale edhe per ty ne prokurorine e Tiranes.

Rrefimi i Xhafajt

Deputeti i PS-se Ftamir Xhafaj ka reaguar ndaj akuzave qe kane perfshire familjen e tij duke deklaruar se vellai i tij dikur adoleshent ka pasur nje histori fatkeqe me ligjin per te cilat vuajti pasojat ligjore. Perballe akuzave ai e sfidoi Berishen per te bere verifikime ne mund te gjeje ndonje firme te tijen ne shperdorim te detyres qe mund ti kete sjelle perfitime ne kembim te mandatit te deputetit. E risfidoj perseri publikisht Sali Berishen qe ne rast se gjen qofte dhe nje firme te tille une dorezoj mandatin e deputetit dhe largohem nga politika. Ne te kundert ai le te pranoje nje genjeshter me shume ne biografine e tij prej mashtruesi publik tha Xhafaj.

Nderprerja e seances

Deputetet e Kuvendit te Shqiperise kane ndjekur drejtperdrejt nga salla e punimeve te Parlamentit seancen e votimit nga Parlamenti Evropian te raportit te eurodeputetes Tanja Fajon per liberalizimin e procesit te vizave. Pak minuta para zhvillimit te ketij votimi kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi kerkoi nderprerjen e punimeve te seance se Parlamentit. Per shkak te rendesise qe ka per vendin dhe per cdo qytetar shqiptar vendimi i sotem i PE-se qe do te heqe regjimin e vizave per Shqiperine propozoj nderprerjen e seances dhe ndjekjen ne monitor te ketij zhvillimi historik per te gjithe ne tha Patozi.

Denoncimi i Braces

Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Erion Brace ka denoncuar qeverine shqiptare per favorizime te interesave te saj ne kurriz te qytetareve shqiptare. Per kete ai permendi vendimin me te fundit te qeverise per legalizimin e ndertimeve pa leje sipas te cilit ndryshimet ne fjale parashikojne rastet e anulimit te procesit te legalizimit. Behet fjale per ndertimet ne zonen e Hamallajt te cilat para disa vitesh Berisha premtoi legalizimin ndersa tani per shkak se do te favorizoje njerezit e vet me kete vendim te publikuar dje do tua prishe ato ndertime - tha Brace. Po ashtu ai permendi edhe projekte qe mbanin emrin e Fazllic.

Mesazhi i Presidentit

Se pari me lejoni te shpreh gezimin tim te madh te vleresoj dhe te falenderoj Parlamentin Evropian per vendimin historik i cili i hap rruge levizjes se lire te shqiptareve kesaj aspirate te thelle e te gjere te popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij perfaqesuese. Me keto pak rreshta Presidenti i Republikes ka pershendetur dje vendimin e PE-se pro liberalizimit te vizave me Shqiperine. Por pas perfundimit me sukses te ketij procesi kreu i shtetit kujton se vendin e presin sfida te tjera te rendesishme. Shqiperia ndodhet ne nje faze mjaft te rendesishme ne rrugen drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Ne kete interes vital kombetar nuk mund te behet pengese asnje individ qofshin keta politikane zyrtare apo perfaqesues te drejtesise tha ai.

Kryetarja e Kuvendit

Kjo eshte dita me e bukur e te gjithe shqiptareve Vota ne Parlamentin Evropian eshte ratifikimi i te gjitha progreseve qe ka arritur Shqiperia ne keto vite. Keshtu e ka cilesuar Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli votimin nga PE te raportit te eurodeputetes Tanja Fajon per regjimin pa viza per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Vendimi pozitiv i Parlamentit Evropian eshte edhe kurorezim i perpjekjeve dhe angazhimit te diplomacise parlamentare ne kuader procesit te liberalizimit te vizave. Une ndihem me fat qe kam qene ketu. Ndiej krenarine se eshte nje premtim i mbajtur dhe detyra e politikanit eshte per te mbajtur premtimet. Ky ratifikim ishte vleresim i plotesimit te te gjitha kerkesave detyre e Kuvendit dhe e qeverise tha Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›