E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit myslimane serish ne shesh

Është zhvilluar pa shënuar incidente marshimi i madh i protestuesve në mbështetje të presidentit Morsi. Manifestuesit janë drejtuar tek selia qendrore e shërbimit inteligjent ushtarak. Një provokim ky pas urdhrit më të fundit të ushtrisë që kishte paralajmëruar që askush të mos i afrohej strukturës ushtarake në kryeqytet dhe në mënyrë të veçantë bazës së inteligjencës. 
Manifestimi ka nisur nga një nga xhamitë më të mëdha ne vend. Në veri të Kajros. Aty dhe ku ndodhi përplasja e përgjakshme që shkaktoi 70 viktima mes protestuesve dhe ushtrisë. Për vëllazërinë myslimane ajo ishte një masakër e qëllimshme nga ana e forcave të rendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›