E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni:Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri italian Silvio Berluskoni mohoi të hënën se ai mund të japë dorëheqjen.
"Thashethemet e dorëheqjes sime janë të pabaza”, tha ai, në një mesazh në faqen zyrtare të tij të Facebook.

Më herët, gjatë ditës, obligacionet qeveritare u rritën në masën e tyre më të lartë që nga viti 1997, në 6,67 për qind. Shumë analistë thonë se, nëse obligacionet arrijnë në mbi 7 për qind, atëherë fondi i shpenzimeve do të ishte i papërballueshëm edhe për borxhin publik italian, një nga më të lartët në botë.
Berluskoni ishte duke bërë një vizitë private në Milano për një drekë me fëmijët e tij. Siç bëri edhe të dielen, ai u zotua për të qëndruar në pushtet dhe mohoi se një rebelim brenda partisë i kishte dobësuar atij pozitat e shumicës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›