E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vendet G7 samit në Kanada, në fokus Ukraina dhe përpjekjet për paqen

Ministrat e jashtëm të G7 mblidhen sot në Kanada. Ky takim vjen pas javësh tensione në rritje midis aleatëve të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump lidhur me ndryshimin e politikës së jashtme ndaj Ukrainës dhe vendosjen e tarifave.

Ndërkohë presidenti i SHBA-ve Donald Trump  ka paralajmëruar BE-në  për të tjera tarifa si kundërpërgjigje.

“Bashkimi Evropian, një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive të taksave dhe tarifave në botë, i cili u krijua me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara, sapo ka vendosur një tarifë të keqe prej 50% për Ëhisky. Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja  së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha verërat, shampanjë  dhe produktet alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e tjera të  Be-së. Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”, tha Trump.

Grupi i përbërë nga Britania, Kanadaja , Franca, Gjermania, Italia, Japonia së bashku me BE-në  do të takohen për dy ditë me radhë.

Sakaq në këtë takim do të ballafaqohen  sekretari i shtetit Marco Rubio me homologen e tij kanadeze,  por diskutimet për kërcënimet amerikane për aneksim nuk priten të jenë pjesë e bisedimeve.

Në krye të agjendës për partnerët e Uashingtonit do të jetë informimi mbi bisedimet e sekretarit të Shtetit  Marco Rubio, të martën me Kievin në Arabinë Saudite, ku Ukraina është shprehur e gatshme të mbështeste një marrëveshje armëpushimi 30-ditor.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se G7-ta duhet të përqendrohet në atë që “të sigurohet se Ukraina është në pozicionin më të fuqishëm për të arritur një paqe të drejtë dhe afatgjatë”.

Ndërsa Kryediplomatja kanadeze, Melanie Joly u shpreh se ajo pret që bisedimet me Rubion të përqendrohen “tek Ukraina dhe armëpushimi që është prezantuar”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›