Vendet e G7 bien dakord për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë: Riafirmojmë qëndrimin tonë krah Ukrainës

Liderët e vendeve më të fuqishme në botë u mblodhën të premten në mbrëmje, për të folur mbi mënyra të reja se si të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin e saj 15-mujor të Ukrainës, ndërkohë që presidenti Volodymyr Zelenskyy do t’iu bashkohet personalisht në tryezën e bisedimeve të dielën.
Zelensky do të bëjë udhëtimin e tij më të largët nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta, ndërsa liderët janë të vendosur të shpalosin sanksione të reja ndaj Rusisë.
Kërcënimet bërthamore të Presidentit rus, Vladimir Putin, kundër Ukrainës, së bashku me breshërinë disamujore të testeve raketore të Koresë së Veriut dhe arsenalin bërthamor të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi, kanë rritur interesin e Japonisë për ta bërë çarmatimin bërthamor një temë kyçe të samitit.
Liderët do të përditësohen me kushtet e fushëbetejës në Ukrainë dhe do të bien dakord të forcojnë përpjekjet e tyre, për të kufizuar makinerinë e luftës së Moskës.