E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e Quintit dënojnë dëmtimin e varrezave

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve dënojnë valën e fundit të sulmeve kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë.

Vargu i ngjarjeve që ndodhën në orët e fundit tregon se disa persona e konsiderojnë të justifikueshme shprehjen e mllefit, për shkak heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke dëmtuar varreza në Kosovë, në të cilat gjenden serbë të varrosur.

Sipas një kumtese të lëshuar nga këto përfaqësi diplomatike në Kosovë, aktet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe kryesit e veprave duhet të sillen para drejtësisë.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të treguar përmbajtje dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për masat parandaluese të ndërmarrura nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në komunikatë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›