Haradinaj: Koha është para, nuk kemi kohë për të humbur
.jpg)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj edhe një here ka folur për koalicionin e mundshëm PDK-AAK. Por, edhe kësaj here nuk dha ndonjë periudhë të përafërt kohore se kur mund të ndodh kjo aleancë.
Ai gjatë vizitës që i bëri sot Odës Ekonomike të Kosovës, ripërsëriti se nuk ka kohë për të humbur për shkak se koha është para.
“Në ekonomi këta thonë se koha është para. Ky slogan është shumë i njohur. Ne si Kosovë nuk kemi kohë me humbë. Ne shpresojmë që nuk do të humbim më kohë, dhe do të dihet kah do të shkojmë”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se së shpejti do të dihet edhe drejtimi që do ta merr Kosova.
Kreu i AAK-së u zotua se do të punoi për ngritje ekonomike dhe zhvillim. E këto premtime ai shtoi se do të realizohen kur partia e tij të jetë në pushtet. /Indeksonline/