Vendet nordike, baltike dhe Birtania mbajnë samit

Liderët nga vendet nordike dhe baltike, së bashku me Britaninë mblidhen sot në një samit në Suedi për të bërë të mundur forcimin e lidhjeve dhe shkëmbimin e ideve për sfidat e ardhshme evropiane.
Megjithatë, analistët thonë se samiti më tepër është një mundësi e rëndësishme për formimin e një aleance të re brenda Bashkimit Evropian me 27 vende anëtare, për ta krijuar një balancë ndaj rritjes së fuqisë së Gjermanisë dhe Francës.
Berlini dhe Parisi ishin të parët që kërkonin krijimin e një axhende evropiane për shkak të kërkesave për zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë.