E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, ElBaradie fton për unitet në rrugën e demokracisë

Politikani egjiptian, Mohamed ElBaradei, u ka bërë thirrje bashkëkombasve të tij të kapërcejnë dallimet dhe të bashkohen në mënyrë që vendi të vendoset në rrugën e demokracisë dhe t`i shmanget sundimit ushtarak.

Në një artikull në të përditshmen londineze, Financial Times, zoti ElBaradei, ish shef i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, i ka dhënë mbështetje Vëllazërisë Myslimane, një grup islamist i organizuar mirë, për të cilin ai beson se “do t`i bashkoj grupet e tjera politike, dhe do të mbështesë tregun e lirë dhe do të jetë pragmatik.

ElBaradei, që në vitin 2005, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe, aktivitetin e sundimit ushtarak në Egjipt, e ka përshkruar si “nën pritjet”, duke thënë se egjiptianët kanë parë “pak ndryshime pozitive”, ndërsa ekonomia e këtij vendi, përfshirë edhe industrinë turistike tejet të zhvilluar, po shënon rënie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›