E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Vendi i Dashnor Sulës është në PD”/ Rama i hapi dyert deputetit demokrat, Berisha: Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama!

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një konferencë për media, është shprehur se kur të vijnë në pushtet, “do presim me gërshërë dorën që do të guxojë të prekë paratë e qytetarëve.”

Berisha ka komentuar thirrjen e Edi Ramës ndaj deputetit demokrat, Dashnor Sula për t’iu bashkuar PS-së pasi ngeli pa parti politikë në zgjedhjet e 11 Majit.

“Dashnor Sula është eksponentët i PD me investime reale në këtë parti, vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i thotë atij që sa shkoj te Llapaj hajde tek unë, se është njësoj se jam unë padroni. Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn, ata janë njëlloj, janë paterica të Ramës”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›