E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendi ku dënohesh nëse qendron topless

Italia nuk konsiderohet si një vend shumë fanatik. E megjithatë, në Pavia, drejtuesit e bashkisë kanë marrë një vendim i cili ka ngjallur polemika. Ata kanë ndaluar femrat që të bëjnë plazh topless. Në rast se ky vendim shkelet, atëherë do të ketë gjoba që variojnë nga 100 deri në 500 euro. Gjithashtu, drejtuesit e bashkisë kanë vendosur që të ndalojnë edhe shëtitjet në qytet me këmbë lakuriq. Kryetari i bashkisë së Pavias, Alessandro Cattaneo, vetëm 31 vjeç, ka thënë se për femrat që duan të bëjnë plazh duke ekspozuar hiret e tyre, ndoshta në të ardhmen mund të caktohet një vend i posaçëm. Ai ka thënë se këto vendime janë marrë për të mbrojtur banorët e zonës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›