E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vendi në një fazë kritike”, Berisha: Rama është brandi ndërkombëtar i korrupsionit

Kreu i PD-së Sali Berisha sot në 2 mars, mbajti Foltoren e radhës të Partisë Demokratike, përpara Kryeministrisë.

Berisha u shpreh se Shqipëria është në fazë kritike.

Ai tha se Rama ka bërë një deklaratë antishqiptare, kur është shprehur se “korrupsioni do të mbrohet e nuk do luftohet”.

Ai theksoi se duhet t’i jepet përgjigja që meriton kësaj qeverie, që e quajti “bandë”.

“Vendi po hyn në një fazë kritike, si asnjëherë më parë. Rama deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet dhe se nuk do të luftohet. Me këtë ai iu tha shqiptarëve se asgjë nuk e pengon, që të vazhdojë të vjedhë. Kurrë nuk kishte ndodhur që një drejtues shteti të bëjë një deklaratë të tillë. Eurodeputetët e djathtë thanë se shteti ligjor është kushti mbi kushte për Shqipërinë. Një politikan ka thënë një frazë, që është bërë virale. Ai shprehet se korrupsioni nuk është i keq, kur e bëj unë. Një bloger i famshëm shprehet se Rama është kampion i korrupsionit. Ky bloger thotë se Edi Rama është brandi ndërkombëtar i korrupsionit. PD është shpresa e vetme e shqiptarëve. Rama mbron të korruptuarit e tij. As Kushtetuta më staliniste e planetit, më 1974 e Shqipërisë nuk kishte një ndalim të tillë. Është kohë kritike dhe vetëm ne shqiptarët mund t’i japim përgjigjen që meriton kësaj bande. Rama është skllav i atyre që vjedhin. Edi Rama nuk ka takuar asnjëherë ata ministra që ka emëruar, por ata janë emra, që janë sugjeruar për të qenë aty”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›