Vendime te miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Në mbledhjen e sotme te Këshillit të Ministrave u miratuan vendimet e mëposhtëme:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN, PËR ANËTARËSIMIN
E SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E TË NXËNIT GJATË GJITHË JETËS (LIFELONG LEARNING), 2007 - 2013
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për anëtarësimin e Shqipërisë në programin e të nxënit gjatë gjithë jetës (Lifelong Learning), 2007 – 2013, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë.
2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 127 (njëqind e njëzet e shtatë) lekë.
4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
5. Vendimi nr.445, datë 11.7.2012, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2013.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.997, DATË 10.12.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN FINANCIAR TË PUNONJËSVE QË DËRGOHEN ME SHËRBIM JASHTË QENDRËS SË PUNËS, BRENDA VENDIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Pas pikës 2/1, të kreut III, të vendimit nr.997, datë 10.12.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Përjashtohen nga pika III-1 edhe anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, kur ushtrojnë veprimtarinë pranë këtij kolegji gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare apo vendore. Në këto raste, këta punonjës trajtohen sipas pikës III-3, të këtij vendimi.”.
2.Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË KONTRATËN E KONCESIONIT TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË PËRKOHSHËM TË SHOQËRIVE “ENDI - E”, SH.P.K.,DHE “EKO A2”, SH.P.K., PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “PRELLË 1” DHE “PRELLË 2””, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.1159, DATË 13.8.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e marrëveshjes “Për disa ndryshime dhe shtesa në kontratën e koncesionit të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “ENDI -E”, sh.p.k., dhe “EKO A2”, sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve “Prellë 1” dhe “Prellë 2””, miratuar me vendimin nr.1159, datë 13.8.2008, të Këshillit të Ministrave.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË VENDIN E PUNËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 42, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës” , sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.
3. Pjesët A dhe B, të aneksit IV, të rregullores bashkëlidhur vendimit nr.312, datë 5.5.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për sigurinë në kantier””, që kanë të bëjnë me objektin e kësaj rregulloreje dhe të gjitha aktet nënligjore që bien ndesh me këtë rregullore shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare” .
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PËRDORIMIN E PAJISJEVE TË PUNËS NË VENDIN E PUNËS”

1. Miratimin e rregullores “Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në përdorimin e pajisjeve të punës në vendin e punës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.
3. Pikat nga 15.1 deri te 15.10, të aneksit V, të vendimit nr.312, datë 5.5.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier”, që kanë të bëjnë me objektin e kësaj rregulloreje, si dhe të gjitha aktet nënligjore që bien ndesh me të shfuqizohen.
Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “GJURAJ” DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të hidrocentralit “Gjuraj” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh në procedurën përzgjedhëse konkurruese për rezultatin teknik dhe financiar (propozim i pakërkuar) për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali, që i jepet shoqërisë “Lita Construction”, sh.p.k.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjuraj”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT,NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EUROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR GREQI - SHQIPËRI, PËR VITET 2012 DHE 2013, TË KOMPONENTIT TË DYTË TË INSTRUMENTIT TË PARAANËTARËSIMIT, IPA, - BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR PËR SHQIPËRINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Greqi - Shqipëri, për vitet 2012 dhe 2013, të komponentit të dytë të Instrumentit të Paraanëtarësimit, IPA, - bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
03/07/2013