E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr urime për rizgjedhjen e tij në detyrën e Kryeministrit

Kryeministri Berisha prit sot në një takim ambasadorin e delegacionit të KE-së në Shqipëri, zotin Helmuth Lohan, i cili i shprehu kryeministrit Berisha urimet e tij më të përzemërta dhe te sinqerta për rizgjedhjen e tij  në detyrën e Kryeministrit.

Gjithashtu, Kryeministrit Berisha  i shprehën urimet  e tyre  për rizgjedhjen e tij si Kryeministër edhe ambasadori italian, zoti Saba D’ Elia, ambasadori grek zoti Nicolas Pazios si dhe Drejtori i  i Raiffeisen Bank, zoti  Oliver J. Whittle, me të cilët Kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta.


29/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›