E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi Gazsjellesi do te kalojenga Shqiperia zgjidhet TAP

LONDEumlR ndash Agjencia e lajmeve Reuters raporton se eshte marre vendimi qe gazi qe vjen nga Azerbajxhani per te furnizuar Europen do te kaloje nepermjet Shqiperise.
Konsorciumi nderkombetar i udhehequr nga kompania e njohur britanike BPBritish Petrolium ka zgjedhur projektin TAP Trans Adriatic Pipeline kundrejt atij italo-grek ITGI per te tranzituar drejt Europes gazin azer. Sipas Reuters lajmi eshte konfirmuar nga nje perfaqesues I larte i British Petrolium.
Kane qene fillimisht kater opsione per te bartuar gaz nga Shah Deniz. Tani vendimi eshte marre per te mos shkuar perpara me ITGI keshtu qe tani ne jemi poshte ne tre opsionet tha zedhenesi i BP per Reuters te henen.

PROJEKTI TAP
TAP parashikon kalimin e gazit ne nje rruge me te shkurter nga Azerbajxhani Turqia Greqia Shqiperia dhe me pas ne rruge detare drejt Italise

PROJEKTI ITALO - GREK
Projekti italo ndash grek ITGI parashikonte kalimin e gazit nga Azerbajxhani ne Turqi dhe me pas ne Greqi e Itali duke mos perfshire Shqiperine.
Lajmi ka sjelle reagimin e menjehershem te kompanive Edison dhe DEPA te cilat shpresojne se ky vendim i BP-se nuk eshte perfundimtar.

DEKLARATA E BERISHES
Ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD pak dite me pare kryeministri Berisha foli per viziten e tij te datave 9 dhe 10 shkurt ne Azerbajxhan duke folur per rendesine qe ka projekti Trans Adriatik per Shqiperine por pa permendur se nga pikepamja diplomatike dukshem do te mbaje anen e Azerbajxhanit perkundrejt Armenise ne konflikt. Kalimi neper territorin e Shqiperise i kursen ketij projekti disa miliarde euro dhe e ben kete me te shkurtin dhe me te shpejte per tu realizuar. Kjo eshte nje periudhe percaktuese sepse gjate ketyre dy tre muajve merret vendimi perfundimtar nga konsorciumi i detit Kaspik perbere nga nje grup kompanish nder me kryesoret eshte fjala e kompanisse se Azerbajxhanit vend qe ka fushen me sasi kolosale gazi- tha Berisha.

Sipas tij duke e krahasuar kete me projekte te tjera trans Adriatik eshte me i mundshmi. Pata rastin te bisedoj me presidentin e Azerbajxhanit gjate konferences ne Mynih dhe njoftoj se une shkoj ne nje vizite zyrtare ne kete vend mik ku keto probleme dhe marredheniet bilaterale me ate vend jane dhe axhende shume e rendesishme e vizites sime ne 9-10 shkurt- tha kryeministri.

CILI ESHTE KONFLIKTI
Ne vitin 1988 ne fund te sundimit sovjetik trupat armene dhe azerbajxhanase u perfshine ne nje lufte te pergjakshme ne rajonin e Nagorni- Karabakh e cila e la mbare rajonin ne duart e armeneve duke nxitur debimin ne mase te azereve. Armepushimi u nenshkrua ne vitin 1994 por deri tani negociatat kane deshtuar per te prodhuar nje marreveshje te perhershme paqeje.
Pak kohe me pare presidenti i Azerbajxhanit deklaroi se ka vetem dy menyra per zgjidhjen e konfliktit menyra amerikane e negociatave dhe menyra ushtarake. Ilham Alijev ka deklaruar se konflikti nuk mund te harrohet. Ne qofte se dikush mendon se ceshtja kryesore ne bisedime eshte per te parandaluar luften une nuk bie dakort. Ne nuk duam lufte. Kush deshiron lufte Per me teper Azerbaixhani ka arritur suksese te medha. Por kjo nuk do te thote se procesi i negociatave do te lihet menjane e ne do te perqendrohemi vetem ne evitimin e luftes. Kjo nuk do te ndodhe- ka deklaruar Alijev i cili thote se azerbajxhanasit duhet te kthehen ne tokat e pushtuara.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›