Pitela vlereson TopinKryetar shteti mbi palet
TIRANE- Zevendespresidenti i Parlamentit Evropian Xhovani Pitela dhe delegacionin qe e shoqeron eshte pritur sot paradite nga presidenti Bamir Topi. Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e presidences.
Ne takim eshte diskutuar ne lidhje me zhvillimet me te fundit politike ne vend duke vene ne dukje nevojen e vazhdimit te bashkepunimit politik per realizimin e reformes zgjedhore miratimin e Gjykates Administrative si dhe permbushjen e te gjitha kritereve integruese te vendit tone.
Zyra e shtypit prane presidences njofton se zevendespresidenti i Parlamentit Evropian Xhovani Pitela vleresoi rolin e Presidentit Topi ne permbushje te detyres se tij kushtetuese si nje Kryetar Shteti mbi palet dhe ruajtjen me maturi te ekuilibrave te nevojshme institucionale.
Zoti Pitela shprehu gjithashtu besimin se duke permiresuar klimen dhe bashkepunimin politik si dhe duke gjetur vullnetin e duhur edhe Shqiperia do te arrije te permbushe me sukses dhe sa me shpejt detyrimet integruese per ne Bashkimin Evropian qe lidhen me pavaresine institucioneve kushtetuese me reformat e domosdoshme me luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar etj.- vazhdon njoftimi per shtyp.
Nga ana e presidentit Topi eshte cmuar angazhimi dhe perkushtimi i vazhdueshem i zotit Pitela ne procesin e liberalizmit te vizave si ne mbeshtetje te integrimit te Shqiperise ne familjen evropiane.
Presidenti Topi shpesh eshte sulmuar nga kryeministri Berisha se ka luftuar maxhorancen duke mbajtur krahun e Edi Rames. Madje ne zgjedhjet e ardhshme per president Berisha ka thene haptazi se Bamir Topi nuk do te rikandidohet dhe se kandidati do te jete nje figure nga maxhoranca. Nga ana tjeter nderkombetaret bejne apel per president konsensual. Edhe presidenti Topi ne fund te vitit qe lame pas deklaroi mosrikandidimin e tij si president.
ne foto Xhovani Pitela dhe Bamir Topi
sg/shqiptarja.com