Vendimi i Gjykatës së Lartë, Salianji: I nënshtrohen urdhrit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pasi Gjykata e Lartë nuk i pranoi kërkesën për pezullim të vendimit të tij me një vit burg. Në një postim në Facebook, Salianji e konsideron vendimin si të diktuar nga qeveria, teksa akuzon se gjykatësit janë “të pengamrrë në integritetin profesional”.
“Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejnë shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal. Banda që vendosin për njerëz me diploma! Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhrit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit. Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajnë keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me këmbë nga milioneret e pushtetit te krimit”, shkruan ai.
Ai hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj, teksa shkruan se ata “ndihmojnë trafikun e drogës, e mbrojnë me gjyqësorin e kontrolluar”.
Trupi gjykues, me në krye gjyqtarin Sokol Binaj, vendosi sot (15 tetor) në Dhomën e Këshillimit që të mos e pranojë kërkesën e Salianjit duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila dha vendim të formës së prerë për dënimin e ish deputeti me një vit burg.
Postimi i plotë i Salianjit:
Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë. Po, jam njeriu më i lirë, më i lirë se ca shërbëtorë, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj! Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision. E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë. Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtësia, e varfërinë nga pamundësia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime shërbëtorësh, kudo.
Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejnë shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal. Banda që vendosin për njerëz me diploma! Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhrit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit.
Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajnë keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me këmbë nga milioneret e pushtetit te krimit.
Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!
E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojnë trafikun e drogës, e mbrojnë me gjyqësorin e kontrolluar.
E bekojnë dhe e mbrojnë vetë, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.
Trafikanti vëlla apo xhaxha, nuk bëhet hero!
E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!
Përzemërsisht Ervin Salianji
/rtsh.al/