Buenos Aires, hiqet statuja e Kristofor Kolombit
Është hequr statuja gjigande e Kristofor Kolombit që prej dhjetëra vitesh ishte e vendosur pas Casa Rosada, në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.
Autoritetet argjentinase theksojnë se statuja është hequr për restaurim. 15 punëtorë dhe 2 vinça janë dashur për uljen në tokë të monumentit.
Komuniteti italian në Argjentinë prej kohësh proteston kundër zhvendosjes së kësaj statuje në një vend tjetër.