E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Kolegjit, Kume: Asnjë ekspertizë e huaj se rrëzon dot

Ish-kryetari i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka deklaruar se nuk ka asnjë lloje ekspertize ndërkombëtare që mund të hedhë poshtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Duke iu referuar qëndrimit të kryetarit të Partisë Socialiste për të kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për procesin zgjedhor, Kume theksoi se vendimi I Kolegjit Zgjedhor nuk mund të rrëzohet dot.
Në një intervistë për RTV “Ora News” Kume gjithashtu theksoi se certifikimi final i procesit zgjedhor për kryeqytetin ende nuk ka përfunduar. Kjo do të ndodhë thotë ai në përfundim të ankimit të Partisë Socialiste për vendimin e KQZ-së për 26 kutitë e hapura së fundi. Ish kryetari i KQZ-së megjithëse thotë se vendimi i Kolegjit zgjedhor është i paapelueshëm sa I përket rrëzimit të ankimimeve të Partisë Socialiste për vendimin e KQZ-së për numërimin e fletëve të hedhura gabim apo edhe vendimet e ndërmjetme të këtij komisioni, sërish Kolegjit i duhet të vendosë sa i përket ankimimit të PS për ligjshmërinë e vendimit të KQZ për 26 kutitë e tjera që u hapën dhe që nuk u miratua ndryshimi pasi vendimi kërkonte shumicë të cilësuar pra 5 vota.
Të premten Kolegji zgjedhor pushoi ankimin e Partisë Aocialiste për vendimin e Komisionit Qëndror për Zgjedhejt sa i përket vendimit për numërimin e fletëve të hedhura gabimisht si dhe vendimet e tjera të ndërmjetme të ndërmarra nga KQZ-ja për këtë rezultat. Kështu pas pushimit të ankimimit nga ana e kolegjit zgjedhor rezulton fitues kandidati demokrat Lulzim Basha me 81 vota para kandidiatit socialist Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste ka vendosur të ankimojë më tej në Kolegjin zgjedhor vendimin e KQZ-së sa i përket hapjes së 26 kutive të tjera nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›